Sportet E Tjera
Marquez më i shpejti në provat e dyta të lira
16.10.2015 16:22
Mark Markez ka regjistruar kohen me të mirë në provat e lira për cmimin e madh të australisë...

Vendi i dytë shkoi për Jorge Lorenzon që pasi ishte më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira, u pengua nga reshjet e shiut duke regjistruar një kohë 50 të mijtat e sekondës më të ngadaltë se ajo e Marc Marquez.
Vetëm vendi i 9-të për Valentino Rossin, por koha e regjistruar nga Doktori nuk shqetëson aspak edhe pse ishte më shumë se 6-të dhjetat e sekondës më e ngadaltë se ajo e Marquez.
Rossi në fakt u përqëndrua të punonte më shumë në bokse duke mos zbritur për shumë minuta në pistë, pasi për italianin e rëndësishme është vetëm gara. Në vendin e tretë në Philip Island u pozicionua një super Vinales me Suzukin, ndërsa Ducati Andrea Iannones zuri vendin e 4-t i ndjekur nga Cal Crutchloë.
Për t’u kthyer te gara për titullin mes Rossit dhe Lorenzos duhet përmendur që 28-vjecari nga Majorka kishte një marsh më shumë se numri 46 i Yamahës në këto prova.
Gjithsesi Rossi dëshiron të kapet fort te gara e së Dielës pa harruar edhe provat zyrtare të së Shtunës.
Doktorit do t’i mjaftonte për të vazhduar i qetë rrugën e tij drejt titullit edhe nëse renditet një pozicion më poshtë se Lorenzo në garë.
