Maqedoni

Vajgëll: Mosimplementimi i marrëveshjes thellon krizën

16.10.2015 16:58

Në qoftë se nuk arrihet të implementohet e tërë Marrëveshja e Përzhinës, Maqedonia hyn në krizë serioze...

Kështu ka deklaruar sot raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll, pas takimeve me funksionarë politik, me ç’rast u bëri thirrje partive politike që ta implementojnë marrëveshjen, komforë afateve të caktuara. 
 
“Mendoj se prolongimet e panevojshme mund të sfidojnë problem të madh për Maqedoninë. Nëse marrëveshja nuk implementohet në tërësi, mund të thuhet se vendi gjendet në krizë. Ne me të vërtetë besojmë se kriza është tejkaluar me marrëveshjen. Për atë duam që edhe mediat ta përkrahin marrëveshjen dhe të bëjnë shtypje ndaj partive që t’ju përmbahen obligimeve që dalin nga marrëveshja”- deklaroi raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll.
 
Sa i përket raport-progresit për Maqedoninë, Vajgëll thotë se Marrëveshja e Përzhinës dukshëm kushtëzon vlerësimin në raport.
 
“Procedura parlamentare për raportin e Maqedonisë do të fillojë këto ditë. Sinqerisht, shpresoj se do të mundemi ta marrim parasysh marrëveshjen mes partive politike, pra të Përzhinës, dhe shpresoj se afatet dhe plani i dakorduar do të respektohet. Nuk bëhet fjalë për një ditë, dy, por bëhet fjalë për vazhdimin e procesit, i cili duhet të jetë në interes të të gjithëve dhe definitivisht në interes të vendit”- tha raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll.
 
Në kuadër të vizitës së tij, Vajgëll është takuar me kryeministrin Gruevski, ministrin e Jashtëm, me prokuroren speciale, si dhe zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Fatmir Besimin.
 
Në takim, Besimi ka informuar eurodeputetin se integrimi në BE mbetet prioritet strategjik i vendit, ndërsa qeveria po vazhdon me reforma gjersa raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgëll, në emër të PE-së ka siguruar ndihmën e mëtejme në realizimin e reformave dhe kushteve për integrim.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU