Maqedoni

Festivali i Teatrit Shqiptar-Dibër, sonte ngrihet sipari i edicionit të 14-të

16.10.2015 18:56

Në natën e parë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, nderi i ngritjes së siparit, edicioni i 14, i takon trupës nga Kumanova...

Në natën e parë të  Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, nderi i ngritjes së siparit, edicioni i 14, i takon trupës nga Kumanova, ndërkaq hapjen e Festivalit do ta realizojë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.
 
Në këtë event të rëndësishëm kulturor për 6 net me radhë, pa alternativë do të shprehet potenciali artistik i 5 trupave teatrore nga Kumanova, Tetova, Tirana, Prishtina, Presheva dhe Baleti i Kosovës.
 
Dashamirësit e dramës për gjashtë net do të jetojnë me artin e Talies.
 
Sipas drejtorit të Festivalit, Ylber Nuredinit, pas pjesëve teatrore do të organizohen aktivitete përcjellëse dhe tryeza të rrumbullakëta kushtuar shfaqjeve, ku shikuesit, kritikët dhe regjisorët e artistët do të japin opinionet për vlerat e këtyre pjesëve, në fund do të bëhet edhe ndarja e çmimeve të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, ku do të zgjidhet shfaqja më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë dhe regjisori më i mirë.
 
ATLI DEMA