Maqedoni
Padi penale për katër shkupjanë për tregti ilegale me drogë
17.10.2015 12:07
Sektori për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz parashtroi dy padi penale kundër katër personave për dyshim të bazuar për vepër penale...

Sektori për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz parashtroi dy padi penale kundër katër personave për dyshim të bazuar për vepër penale "prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".
Në rastin e parë është parashtruar padi penale kundër dy personave lidhur me konfirkimin e 3,4 gr metilen-dioksimetamfetamin (MDMA).
Ashtu siç informon MPB, më 06.07.2014, rreth orës 23 pas njohurisë së marrë për shitblerje të drogave narkotike në rr. "Strumiçka" në lagjen Çair, është arrestuar D.N.(22).
Nga ana e nëpunësve policorë janë ndërmarë masa dhe aktivitete me ç'rast pas kontrollit të kryer te ai në pëllëmbë të dorës së djathtë është gjetur një pilulë në formë të rrumbullakët me ngjyrë të portokalltë në formën e "diamantit", ndërsa drogën narkotike e ka marrë nga personi S.M.(22) për çmim të pakonfirmuar.
Pilula e marrë është dorëzuar deri në MPB për ekspertizë dhe pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për 3,4 gr metilen - dioksimetamfetamin MDMA.
Në rastin e dytë është parashtruar padi penale kundër dy personave A.F.(45) dhe M.D.(33), të dy nga Shkupi./mia
