Maqedoni

Vërtetime të dhëna për kërkesë të azilit për 3,184 migrantë

17.10.2015 12:23

Në 24 orëshin e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 3.184 shtetas të huaj, për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit...

Nga kjo shifër, 1.696 janë të gjinisë mashkullore, 565 janë të gjinisë femërore, 734 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimit, si dhe 189 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë  më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 1.744, Afganistanit 909, Irakut 322, Iranit 95, përderisa të tjerët ajnë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershor deri më 17 tetor në orën 08:00, janë dhënë gjithsej 149.018 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 95.975 janë të gjinisë mashkullore, 20.397 janë të gjinisë femërore, 26.736 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit,  si dhe 5.910 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 103.003, pastaj Afganistanit 24.466, Irakut 10.779, Pakistanit 3.610, Palestinës 1.458, Iranit 1.557, Somalisë 804, Bangladeshit 804, Kongos 436, Nigerisë 241, Kamerunit 207, Eritresë 201, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në 24 orët e fundit në Repartin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohje të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri  më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë   kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit./mia