Botë
Policia shqiptare ka konfiskuar mbi tre ton kanabis
17.10.2015 13:09
Njësitë policore shqiptare të mobilizuara në Gjirokastër kanë zbuluar në orët e pasdites së të premtes edhe 2.2 tonelata kanabis sativa...

Njësitë policore shqiptare të mobilizuara në Gjirokastër kanë zbuluar në orët e pasdites së të premtes edhe 2.2 tonelata kanabis sativa, në kuadër të operacionit "Llufa" të nisur më herët gjatë ditës.
"Top Channel" duke iu referuar burime policore zyrtare, njofton se lënda narkotike ka qenë e kultivuar në 4 parcela dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore është asgjësuar përmes zjarrit.
Burimet shtojnë se uniformat blu kanë arritur të identifikojnë edhe poseduesit e kanabisit, që janë 4 të rinj nga qarku i Gjirokastrës, të cilët janë shpallur në kërkim.
Konfiskimi i fundit e çon në 3.2 tonelata lëndën narkotike të sekuestruar në kuadër të operacionit "Llufa", që është mbikëqyrur nga afër nga krerët më të lartë të policisë së Shqipërisë./mia
