Botë

Më shumë se 250 mijë njerëz kanë humbur jetën deri tani në luftën qytetare në Siri

17.10.2015 13:12

Më shumë se 250.000 njerëz, kanë humbur jetën në luftën qytetare në Siri, e cila filloi në vitin 2011, kumtoi Organizata opozitare siriane për të drejtat e njeriut...

Ajo citon se në shtet kanë humbur jetën 250.124 njerëz  prej të cilëve 74.426 civilë mes të cilëve edhe 12.517 fëmijë dhe 8.000 gra.
 
Në këtë luftë kanë humbur jetën 43.752 kryengritës si dhe 37.010 luftëtarë të huaj të cilët ishin pjesë e grupit xhihadist.
 
Në regjimin sirian ka 91.678 viktima mes të cilëve 52.077 ushtarë dhe 970 anëtarë të Hozbollahut libanez të cilët luftojnë në anën e presidentit Bashar al Asad.
 
Për më shumë se 3.000 të vdekur ende nuk dihet identiteti. Lufta qytetare në Siri filloi në mars të vitit 2011 si rebelim popullor, por më vonë në të u përfshinë forcat e regjimit dhe të kryengritësve si dhe kurdë dhe xhihadistë./mia