Botë

Në kufirin slloven me Kroacinë arriti autobusi i parë me migrantë

17.10.2015 13:22

Autobusi i parë i mbushur me migrantë arriti sot në kufirin slloven me Kroacinë prej se Hungaria e mbylli kufirin e saj me Kroacinë...

Autobusi i parë i mbushur me migrantë arriti sot në kufirin slloven me Kroacinë prej se Hungaria e mbylli kufirin e saj me Kroacinë, dhe migrantët ishin rikahëzuar, kumtoi policia sllovene.
 
"Autobusi tani është në vendkalimin kufitar Grushkojce dhe migrantët do të kalojnë nëpër procesin e regjistrimit", deklaroi zëdhënësi i policisë sllovene.
 
Sllovenia e ndali komunikacionin hekurudhor me Kroacinë kështu që migrantët nuk kanë mundur të arrijnë me tren.
 
Qeveria sllovene sot do të publikojë detaje të marrëveshjeve operative me Kroacinë për tranzitin e refugjatëve përmes Sllovenisë. Minsitrja sllovene e Punëve të Brendshme Vesna Gjerkesh Zhnidar dje nuk donte të vlerësojë se sa refugjatë në ditë nëpër Slloveni do të kalonin drejt Austrisë dhe Gjermanisë./mia