Botë

Hungaria vendos kontroll në kufirin me Slloveninë

17.10.2015 13:42

Hungaria përkohësisht sërish vendos kontroll në kufirin me Slloveninë, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto...

Hungaria përkohësisht sërish vendos kontroll në kufirin me Slloveninë, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto prej se Qeveria e mbylli kufirin me Kroacinë që të ndalojë fluksin e refugjatëve.
 
Sijarto tha se Qeveria ka marrë informata se migrantët janë nisur përmes kufirit të Hungarisë me Slloveninë prej se është mbyllur kufiri me Kroacinë.
 
Ai shtoi se kontrollet kufitare nevojiten dhe janë sipas Marrëveshjes së Shengenit. Për dallim nga Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia janë anëtare të BE-së të cilat janë anëtare të zonës së Shengenit./mia