Botë

Në afërsi të bregut turk u mbytën 12 migrantë

17.10.2015 14:01

Në afërsi të bregut të Turqisë u fundos një anije me refugjatë me ç'rast u mbytën 12 njerëz ndërsa 25 janë shpëtuar...

Roja bregdetare turke ka tërhequr trupat nga anija e drurit e cila ka lundruar nga bregu Ajvalik drejt ishullit grek Lezbos, lajmëroi Anadolia. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 25 njerëz nga anija e cila është fundosur dhe të cilët kanë dërguar thirrje për ndihmë përmes celularëve.
 
Nuk është treguar kombësia e migrantëve.
 
Më shumë se 3.000 migrantë dhe refugjatë humbën jetën këtë vit derisa u munduan të arrijnë në Evropë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u mbytën në Mesdhe./mia