Botë

Isa Mustafa: Nuk tërhiqemi!

17.10.2015 14:38

Kryeministri Isa Mustafa përsërit qëndrimin e qeverise për te mos u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë dhe ajo e kufirit me Malin e Zi...

Ne nje interviste per “Dojce Vele” Mustafa tha se zgjidhja per daljen nga kjo situate është dialogu ne kuvend, ku secila pale te japë argumentet per marrëveshjet e arritura me mbikëqyrjen e Bashkimit Europian.

Kushdo qe pretendon për shkelje, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, tha Mustafa, qe nuk i konsideron zgjidhje kërkesat e opozitës.

Përveç presionit politik nga kundërshtaret, orët e fundit kryeministri është përballur edhe me sulme ne internet. Llogaria e tij ne facebook është hakeruar dhe aty janë postuar komente, mes te cilave një akuze per kreun  e AAK-se, Haradinaj.

Kabineti i Mustafes sqaroi se dikush ka keqpërdorur faqen e tij dhe kryeministri ka fshire dy postime.