Kulturë

Dibër, hapet festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”

17.10.2015 15:14

Mbrëmë Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” në edicionin e 14 të tij, ngriti siparin për garimin e 5 ansambleve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia...

Festivalin e hapi Kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, i cili fillimisht theksoi se në drejtim të shkëmbimit të vlerave kulturore, ky festival do ti zgjërojë kufijtë e vet duke pretenduar për të ngritur karakterin e vet në një festival ndërkombëtar. 
 
Drejtori i Festivalit Ylber Nuredini prezentoi anëtarë jurisë të këtij festivali.  Kryetar I jurisë pedagogun regjisor Milto Kutali, prof. Dr.Nebi Islamin, dhe Pajazit Murtishi.
 
Nuredini kërkoi gjithmonë mbështetje dhe me shume mjete material nga Ministria për kulturë për të gjitha aktivitetet artistike në Dibër dhe në të gjitha trevat shqiptar në Maqedoni. 
 
Trupa e Teatrit nga Kumanova me pjesen sigurimi të autorit Jon Godberg me regji te realizuar nga Qazmedin Nuredini e cila në këtë komedi paraqit ekzagjerimin e karaktereve deri në groteskë, ngjarja bazohet rreth përgatitjes për të shutën mbrëma dhe lëviz rrjedhshem prej situate ne situatë bashkë me ndërimin e karaktereve, ku luajtën aktorërët Kuymanovar Qazmedin Nuredini, Sefediun Shabani, Enver Halimi dhe Shkëlqim Islami.
 
Ndërkaq sonte në podiumin e Qendrës për kulturë në Dibër do të ngjitet trupa teatrore e Qytetit të tetovës me pjesën Kuzhinat btë autorit Alan Aikborn me regji të realizuar nga Ilir Bokshi.
 
ATLI DEMA