Maqedoni

3.500 persona do të përfshihen me planin operativ për punësim për vitin 2016

17.10.2015 15:19

Masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2016, do të përfshihen 13.500 persona prej të cilëve 8.700 direkt do të punësohen...

Për realizimin e planit operativ do të investohen 710 milion denarë. Zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski tha se bëhet fjalë për Planin e tetë operativ me rradhë për programe dhe masa aktive për punësim për vitin 2016, që e miratoi Qeveria në seancën e fundit.
 
Plani përbëhet prej 38 masave dhe trajnimeve të cilat janë të arritshme për të gjithë personat e papunësuar, kërkues aktivë të punës të evidentuar në APRM, ndërsa në krijimin e të cilës ishin përfshirë ekipe nga shumë institucione, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtar dhe organizata si UNDP dhe USAID. 
 
"Fokusi kryesor i Qeverisë në programin për punë është pikërisht zvogëlimi i papunësisë. Prej vitit 2007 me zbatimin e shumë politikave qeveritare sociale dhe ekonomike dhe masave arritëm papunësinë nga 38 për qind rekord ta ulim në 26,8 për qind përkatësisht ta zvogëlojmë në më shumë se 11 për qind. Viteve të fundit përmes realizimit të masave dhe shërbimeve janë realizuar punësime të mbi 40 mijë personave prej të cilëve në vendet e punës ende janë mbi 36 mijë persona", shprehet zv kryeministër për qështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.
 
Për shfrytëzimin e masave dhe shërbimeve nga Plani operativ deri tani ka mbi 87 mijë aplikime, ndërsa mjetet e ndara për zbatimin e planeve të deritanishme janë mbi 39 milionë euro.
 
Fokusi bazë i këtij plani, është vendosur në personat e rinj deri në moshën 29 vjeçare pjesëmarrja e të cilëve do të jetë deri në 30 për qind në të gjitha masat, ndërsa vazhdohet edhe tendenca në të gjitha masat të ketë përfaqësi të barabartë edhe të gjinisë femërore.
 
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov Masat më të rëndësishme të cilat do të vazhdojmë t'i realizojmë janë programi për vetëpunësim me grant mjete prej 200 mijë denarësh, gjithsej mbi 6 mijë persona do të përfshihen në trajnimet e ndryshme të cilat i ofrojnë dhe i realizojnë me APRM-në, me ç'rast pjesë e rëndësishme e trajnimeve do të realizohen në kushte pune reale të paisjes dhe mekanizmit bashkëkohor në kompanitë private ku deri tani kanë arritur të regjistrojnë mbi 60 provajderë private Mes programeve të reja të cilat sillen në Planin operativ për vitin 2016.
 
GYLTENE SINANI