Maqedoni

Diskopatia, sëmundje “moderne” të prekur të gjitha grup moshat

18.10.2015 13:21

Shtrëmbërimet e ndryshme të qafës dhe diskopatia janë dy sëmundjet të cilat nga viti në vit prekin shumë njerez dhe marrin përmasa të mëdha në Maqedoni...

Nëse dikur, këto smundje paraqiteshin tek pacientet në moshe të mesme, tashmë kjo nuk ka kufi moshe. I prek të gjitha grupmoshat.
 
Në klinikën e Traumatologjisë në Shkup, ku trajtohen sëmundjet e boshtit kurrizor thonë se viteve të fundit është rritur dukshëm numri i pacienteve të cilët vuajnë nga ndonjë semundje në kurriz. Ilir Hasani apelon per  detektim te hershëm te diskopatisë, e qe  mund të  kontribuoj në kurimin e sukseshëm të kësaj sëmundjeje.
 
Shkaqet për paraqitjen e diskopatisë kryesisht janë mbipesha, qendrimi jo adekuat i personave gjatë kryerjes së punës së tyre, qendrimi kohe te gjate para kompjterit, si  dhe mungesa e aktiviteteve sportive. 
 
“Eshtë bërë moderne që djemt dhe vajzat e re të ankohen prej dhimbjet në shpin dhe qafë, dhe  të themi se kanë diskopati. Me përqindje edhe me statistikë pacientet të cilët vijnë me ankesa të dhimbjes në qafës dhe të bushtit kurizorë janë në rritje. Përqindja e moshës së re me sëmundje të diskusit është në rritje.Kjo vjenë përshkak të transformimit social. Përshembull unë në qoftëse nis prej vetën, mua shpesh herë më ndodhë të jemë në sallë të operacionit nga 4 ose 5 orë dhe gjatë asaj kohe une e kam pozitën e detyrushme me shtëngim të musculatures edhe të qafës kështu që sigurisht te une do të paraqitet diskopatia cevrikale shumë më herët. Ka shumë pacient të cilët punojnë kohë të gjatë  në kopjuter, ka pacient që janë frizera. Thjesht të gjitha pozitat e detyrueshme mund të sjellin deri te diskopatinë”, shprehet traumatologu Ilir Hasani.   
 
Qytetarët të cilët vuajnë nga diskopatia në të shumtën e rasteve kanë kokëdhimbje, dhimbje në  qafë dhe të boshtit kurizor, por ka raste kur pacientet nuk kanë asnjë simpotom të dhimbjes. Në të dyja rastet është e nevojshme të bëhet rezonance magnetike. Në asnjë mënyrë nuk preferohet pacientet të marin masa vetanake.  
 
“Në këtë faze është me shumë rëndesi të mos bëhen eksperimente  të tipit terapive fizikale, ose trajtimin me ujë të ndryshëm, me banjo etj, sepse në fazën akute gjithçka që miret në mënyrë active nga pacienti është kontraproduktive, respektivisht duhet ta trajtojë gjendjen. Çdo terapi fizikale, dhe çdo trajtim aktiv është sikur ti hudhim benzin në zjarr. Në fazën e parë duhet të ketë trajtim analgjetik dhe trajtim me anti anfimator  që të mos kaloje faza më akute”, shprehet traumatologu Ilir Hasani.   
 
Për të parandaluar diskopatinë, mjekët i apelojnë qytetarët të bejne jetë  sa me të shendetshme. Që do të thotë zvoglim te mbipeshës, ushqim te shendetshëm dhe aktivitet sportive, Plotesimi I ketyre parakushteve eshte faktori kyc qe parandalon sëmundjet në boshtin kurrizor si dhe shtremberimin e tj. 
 
REXHEP QAMILI