Maqedoni

Si pasojë e varfërisë dy fëmijët e familjes Emërllahu mbeten analfabet

18.10.2015 13:02

Kur vajza ishte vetëm 5 muajshe dhe djali 1 vjec Ekrem Emërllahu detyrohet të kryej edhe një rol shtës në familje, atë të nënës...

Për shkak se bashkëshortja e braktis  ai detyrohet të lë punën dhe të kujdeset për dy fëmijët e vegjël… Mungesa e punës bën që në familjen e tyre gjendja financiare nga dita në ditë të thellohet edhe më shumë… Kur fëmijët rriten dhe është koha për ti dërguar në shkollë  Ekremi dorëzohet, në pamundësi të mjeteve  dhe kushteve,  vendos që fëmijët ti mbaj larg bankave të shkollës.  
 
"Fëmijët tu tregoj drejtë një kohë të shkurtër I kam dërguar në shkollë, I kam marrë librat të gjitha për djalin kur u fut në klasë të parë, por pare nuk kisha më thojshin se në shkollë duhet tu blej patika, tesha unë nuk kisha për ti blerë, nuk kisha tut ë thaj teshat djali nëse bëhet viran në shi borë ku ti teri, ku ti lajë, unë nuk mundesha a të shikoj vajzën, a pelenat tia lajë, nëse I nxjerrja jashë nuk thaheshin me një gralicë me një tel", shprehet Ekrem Emërllahu.
 
Sot fëmijët janë të rritur dhe në shekullin 21 ata kanë ngelur analfabet gjë që ndikon edhe më shumë në thellimin e skamjes në familjen e tyre.  
 
"Pse culli pa shkollë po mi largojnë, po thonë nuk din asgjë, jo duhet shënime, për mjeshtër duhet matematika ndërsa djali im nuk din, për vajzën më kanë thënë rrobaqepsë ajo thotë nuk di më së pari të bëj matematikë", shprehet Ekrem Emërllahu.
 
Babai  Ekremi ben apel të gjithë atyre që kanë mundësi tu ndihmojnë duke i punësuar fëmijët e tij, sepse i vetmi shank i jetes per te mbijetuar eshte punesimi i tyre, në të kundërt sdo të jenë në gjendje të sigurojnë as bukën e gojës.
 
RINA TURKESHI-SAHITI