Maqedoni
Prokuroria speciale: Partitë letër këshillit për zgjedhjen e prokurorëve
17.10.2015 16:17
Grupi punues shton presionin mbi Këshillin e Prokurorëve Publik. Nëpërmjet një letre të nënshkruar mbrëmë nga katër partitë politike, kërkohet nga Këshilli i Prokurorëve...

Grupi punues shton presionin mbi Këshillin e Prokurorëve Publik. Nëpërmjet një letre të nënshkruar mbrëmë nga katër partitë politike, kërkohet nga Këshilli i Prokurorëve që të hënën të zgjedhë shtatë prokurorët e mbetur të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva.
Letra paraprakisht i është drejtuar ministrit të drejtësisë Adnan Jashari i cili më pas do ta dorëzojë letërn deri te Këshilli i Prokurorëve si dhe në gjykatën kushtetuese. Ministri Jashari konfirmon se ka marrë letrën dhe shpreson që çështja në fjalë të rregullohet të hënën.
“Sot e kam marrë letrën nga ndërmjetësuesi Piter Vanhojt dhe në atë letër janë të parashtruara dy kërkesa kërkesa e parë adresuar Këshillit të Prokurorëve të RM-së, kërkesa e dytë adresuar Gjykatës Kushtetuese të RM-së. Në kërkesën e parë adresuar këshillit të prokurorëve kërkohet që të zgjidhet çështja në lidhje me kandidatët nga lista e prokurorëve që paraprakisht nuk ishin të zgjedhur. Në kërkesën e dytë drejtaur gjykatës kushtetuese të RM-së kërkohet që të përshpejtohet procedura në lidhje me kushtetueshmërinë eligjit për prokurori speciale. Këto dy kërkesa unë ditën e hënë me shkresë përcjellëse në mënyrë urgjente do ti procesuojë. Shpresojë se në suaza të kompetencave ligjore, këshilli I prokurorëve dhe gjykata kushtetuese të ndërmarrin veprimet në afat sa më të shkurtër”, shprehet ministri i drejtësisë Adnan Jashari.
Edhe ambasadori I Holandës në Maqedoni Vauter Plomp në një intervistë për të përditshmen Vest bën thirje për respektimin e ligjit për Prokurori Speciale pasi është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Përzhinos.
“Ligji për Prokurori Speciale është i qartë, prokurores speciale duhet t’i mundësohet që ta kryejë detyrën për të cilën është ngarkuar nga marrëveshja e katër partive politike'', thotë Plomp.
Këshilli i Prokurorëve, të mërkurën votoi vetëm gjysmën e prokurorëve të ekipit të prokuores speciale. Kjo u cilësua si shkelje e marrëveshjes politike, ndërkaq bëri që LSDM të vendosë që të braktisë bisedimet deri në kompletimin e ekipit të prokurores speciale.
MERAL ISMAILI
