Tenis

Djokovic – Tsonga në finalen e Mastersit në Shangaj

17.10.2015 16:29

Novak Djokovic – Jo Tsonga do të luajnë në finalen e Mastersit prestigjioz në Shangaj të Kinës...

Tenisti numër një në botë, Djokovic, nuk pati fare vështirsi ndaj të dytit në ATP rangimin, Andy Murray, duke e fituar ate bindshëm me 2-0 në sete, 6-1 dhe 6-3.
 
Djokovic, dëshmoi edhe njëherë se gjendet në formë fantastike dhe për këtë më së miri flet fakti se që nga US Opën, nuk ka humbur asnjë set, duke regjistruar njëherësh finalen e 13-të të njëpasnjëshme në të gjitha pjesëmarrjet.
 
Nga ana tjetër, francezi Jo Tsonga, pati detyrë shumë më të vështirë ndaj Rafael Nadalit që ngadalë po kthehet në formën e vjetër, por megjithatë ia doli të fitoj spanjollin.
 
Tsonga luajti dy sete të shkëlqyeshme, të parin dhe të tretin, që I fitoj me 6-4 dhe 7-5, ndërsa dështoi plotësisht në të dytin, të cilin e humbi bindshëm me 6-0.
 
Tenisti nga Le Man, regjistroi fitoren e katërt në dyluftimin e 12-të ndaj Nadalit, I cili mbeti edhe njëherë pa mundësi për të triumfuar në këtë Masters që mungon në vitrinat e tij. 
 
Ndryshe, në finalen e nesërme të Shangajit, Djokovic dhe Tsonga do të takohen për herë të 20-të, me ç`rast në 19 ballafaqimet e kaluara, serbi ka 13 fitore, ndërsa francezi gjashtë.