Futboll
Klopp e nisë me barazim
17.10.2015 16:30
Jurgen Klopp në debutimin me skuadrën e tij të re, Liverpool, nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në derbin e javës në Premierligë ndaj Tottehnamit...

Megjithëse Liverpool ka dominuar shumicën e takimit, Reds nuk ia arritën që të shënojnë asnjëherë në portën e Hugo Lloris. Francezi reagoi shkëlqyeshëm në disa raste.
Kjo mund të thuhet edhe për homologun e tij Simon Mignolet, që ndali gjuajtjet shumë të rrezikshme të kundërshtarit – në veçanti ato të Kane dhe N’Jie.
Loja ishte shumë e koncentruar në mesfushë teksa secila palë synonte të shfrytëzonte dhe gabimin më të vogël të kundërshtarit.
Pas kësaj ndeshje Tottenhami ka 14 pikë dhe renditet i 7-ti, ndërsa Liverpooli i “The Normal One”, siq e quajti vetën Klopp, me 13 pikë gjendet dy pozita më poshtë.
