KODI ZGJEDHOR
Maksuti: Mungesa e badenterit në KSHZ lëshim i madh
17.10.2015 16:36
Arritja e marrëveshjes për Kodin zgjedhor nuk bart me vete përfitime reale dhe të drejpërdrejta për shqiptarët vlerëson profesori univerzitar Mersim Maksuti...

Sipas tij parimi i badenterit duhet të jetë I pranishem në te gjitha institucionet me peshë, e jo vetëm në KSHZ.
"Edhe pse ka pasur në vazhdimësi mangësi sistemi electoral i Maqedonisë ,por e keqja më e madhe ka qenë zbatimi I tij në praktikë.Prandaj unë si sfidë kryesore e shof implementimin e çfardo lloi marrëvëshje rreth Kodit electoral në RM .E keqja e kësaj është se badenteri edhe pse u promovua me të madhe nga partitë shqiptare se u vendos mekanizëm i cili do të vihet në shprehje në vendim marrje në KSHZ si organ i cili ka kompetencë për të zhvilluar një proces demokratik zgjedhor në Maqedoni duket se është anashkaluar dhe nuk vjen në shprehje dhe kjo është kompenzuar me të drejtën e çdo antari të zvarrisë deri në Gjykatën administrative vendimet të cilat i merr KSHZ por kjo nuk është garancë se procesi do të zgjidhet në mënyrë transparente dhe demokratike dhe do të mund të bllokohet ndonjë vendim i cili është në kundërshtim me mosdëmtimin e votës së shqiptarëve në Maqedoni", shprehet profesori univerzitar Mersim maksuti.
Nga ana tjeter Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi vlerëson se arritja e marrëvëshjes më consensus, është një avansim për çëshjen e shiptarëve dhe bashkësive tjera etnike në Maqedoni edhe pse parimi i badenterit do të paraqiste një mekanizëm më të fuqishëm për zgjidhjen e çëshjteve që tangojnë shqiptarët.
"Po të ishte parimi i badenterit do të ishte një mekanizëm shumë më i fuqishëm ,mirëpo mbi të gjitha unë mendoj se ka një avansim për çëshjen që ka të bëjë me mos majorizimin e shqiptarëve në këtë Komision.Nuk besoj se do të ketë prolongime të procesit meqë i kanë paraparë ato me afate kohore se sa mund të vazhdojë debadi për arritje të konsensusit ,mund ti jepet një afat prej 24 ose 48 orëve që të sjell vendime meritore KSHZ për çështje të caktuara, Nësë edhe kjo nuk arrihet atëherë do të ketë afat kohorë ku Gjykata Administrative do të jetë e obliguar të vendoset në afatin e caktuar", shprehet nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Sipas Jakupit të gjitha vendet e dalura nga sistemi komunist perfshi ketu edhe vendet e rajonit po thuaj e kanë të ngjajshme mënyrën e funksionimit të KSHZ-ve të cilat janë profesionale me përbërje nga gjykatës dhe përfaqësues të partive politike.
Megjithate egzistojnë vende që në KSHZ-te kanë vetëm përfaqësues të pozitës dhe opozitës , dhe vende ku KSHZ-në e kanë të përbërë vetëm nga gjykatës.
Nderkohe per profesorin universitar Mersim Maksuti, Kodi zgjedhor është ligj specific që ndërtohet sipas rrethanave të brendshme politike ,shoqërore dhe faktorëve të tjerë, karakteristika keto qe nuk mund te jene te njeta me ndonjë vend tjetër.
FLORIJE KAMBERI
