Maqedoni
KE: Shtyhet raport progresi për vendet e ballkanit, shkaku i refugjatëve dhe krizave të brendshme
17.10.2015 16:42
Bashkimi Evropian disa here ka prolonguar shpalosjen e raport progresit për vendet aspirante, me arsyetimin se Evropa gjendet para një sfide me refugjatët dhe përqëndrimi politik është zhvendosur në këtë krizë...

Nga ana tjetër, në vendet ballkanike per momentin po zotëron një imazh i palakmueshëm në konfiguracionin e BE-së ndaj këtyre vendeve.
Analistet kete situate e sqarojne duke u mbeshtetur ne idene se Bashkimit Evropjan në këtë rast i përshtatet prolongimi i raport progresit per te krijuar nje pasqyre me te qarte mbi situaten si dhe per një shanse me teper qe vendet të arrijnë ti tejkalojnë krizat e brendshme, përfshirë këtu edhe Maqedoninë.
"Kur është në pyetje Maqedonia situata është edhe më dramtike për arsye se në proces janë negociatat rreth implementimit të Marrëveshjes së Perzhinës i cili implementim po has në pengesa serioze, ndërsa dhënja e rekomandimit eventual për hapjen e negociatave është e kushtëzuar drejpërdrejtë me suksesin e këtyre negociatave për implementim të marrëveshjes dhe supozoj se UE-së i shkon përshtati një periudhë prolongimi të dhënjes së progres raportit në mënyrë që edhe të krijon nje tablo më të qartë dhe për tju dhënë një shansë përtmirësimi, në rend të parë Maqedonisë e cila duhet të tregon sukses në drejtim të impelmentimit të mrrëveshejs dhe stabilitetit politk'', shprehet analisti politik Naser Zyberi.
"Kjo që ndodh me prolongimin e raportit nga ana e BE-së siç thonë ata për shkak të problemit të emigracionit, është e mirëseardhur për Maqedoninë, pa marrë parasysh nëse e bëjnë për shkak të krizës siriane apo për krizën politike për Maqedoni. Kjo duhet të jetë nxitje për polititkanët që të nxjerrin prodhim apo zgjidhje për krizën të cilën vet e kanë krijuar. Këtë punë duhet seriozisht ta vlerësojnë sepse përndryshe mund të humbasim edhe rekomandimin dhe atëherë do të bëhemi rast serioz evropian", shprehet ish ambasadori Denko Malevski.
Tash me nga ana e Bashkimit Evropjan nuk kemi datë të caktuar se kur do të publikohet raport progresi për vendet aspirante. Por jozyrtarisht mësohet se raporti do të publikohet ka fundi i ketij mujai apo ne fillim te muajit nëntorë.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
