Maqedoni

Katër objekte shtesë për refugjatët në Tabanoc

17.10.2015 17:08

Aktivistët e Kryqit të Kuq, këtyre ditëve vendosën dy objekte të reja në punktin për ndihmë të refugjatëve në Tabanoc, ndërsa shumë shpejtë do të vendosen edhe katër objekte të këtilla...

Ashtu si informuan ekipet në terren, sot në të gjitha objektet do të ketë ngrohje, që do t`ia lehtësoj qëndrimin e shkurtër refugjatëve në rrugën e tyre drejt Serbisë.

Vendosja e objekteve po realizohet me ndihmën e UNHCR. Është kryer stampimi i tërësishëm i hapësirës që çon deri në kufi me Serbinë, ndërsa është vendosur edhe një gardh me tela ku hapësira e refugjatëve ndahet nga shtëpitë në lagjen Slanishta. Edhe sot, si dhe gjatë ditëve të kaluara, refugjatët nuk qëndrojnë gjatë në këtë hapësirë.

Marrin ndihmë nga ekipet e Kryqit të kuq, po edhe nga organizatat humanitare. Në punktin në Tabanoc pritet që të vendoset edhe një kantier për përkrahje kompjuterike. Do të zgjerohen edhe objektet për ushqim dhe do të vendosen edhe tualete shtesë me ka pesë kabina për gra dhe burra.