Maqedoni

Grupi punues: Vazhdojnë bisedimet për finalizim të kodit zgjedhor

17.10.2015 17:58

Grupi punues sot vazhdoi bisedimet në përpjekje për të përmbyllur kodin zgjedhor...

Ndërmjetësi në bisedime Piter Vanhojt është shprehur se kjo çështje do të duhet të përmbyllet që të hënën ti dorëzohet kuvendit. 
 
“Sot do të diskutojmë për Kodin Zgjedhor dhe shpresoj që do ta finalizojmë, do të ju njoftojmë sapo ta përmbyllim. Jemi shumë afër finalizimit të detajeve të fundit, që të mund ta dërgojmë të hënën në Kuvend, për miratim përfundimtar nga Kuvendi”, është shprehur Vanhojt.
 
Afati final për arritjen e marrëveshjes për kodin zgjedhor skadoi më gjasht tetor. Partitë politike arritën të meren vesh për pjesën e diasporës, e cila nga 3 njësi zgjedhore do të kalojë në 1.
 
U vendos për pragun e votave, që do të jetë minimumi i nevojshëm për zgjedhjen e një deputeti në vend, që në zgjedhjet e fundit ishte rreth 6400 vota. Anëtarët shqipëtarë në KSHZ do të kenë mundësinë e rishqyrtimit të vendimeve, nëse u cënohen të drejtat e ndonjë komuniteti.
 
Gjithashtu do të duhet të gjendet zgjidhje për reklamimin e fushatës në media dhe lartësinë e shpenzimeve në fushatë.
 
Pas përmbylljes së kodit zgjedhor grupi punues do të duhet të formojë komisionin anketues që duhej të formohej deri më 15 shtator, formimi I qeverisë kalimtare me propozimet e LSDM-së për ministra dhe zëvendësministra si dhe projekt ligjet për informatorët dhe moratorium I “bombave” janë tema që do të duhet të gjejnë zgjidhje deri në afatin përfundimtar, 20 tetorin.
 
MERAL ISMAILI