Ekonomi
Rejtingu kreditues i Maqedonisë stabil
17.10.2015 18:24
Agjencia e rejtingut “Standart dhe Purs” e konfirmoi rejtingun kreditues të Maqedonisë nga BB, me imazh stabil, që është jashtëzakonisht sinjal i mirë për investitorët e huaj...

Për rritjen Agjencia pret në katër vitet e ardhshme i njejti të përkrahet nga investimet e filluara të kapitalit, nga investimet e huaja direkte, si dhe nga rritja e vazhdueshme e eksportit.
“Nga viti 2010 aktiviteti eksportues së bashku me politikën fiskale ekspanzive e përkrahu ekonominë dhe ndihmoi në zvogëlimin e papunësisë”, thuhet në raport.
Agjencia shënon edhe rritje të konsumit personal, të përkrahur nga inflacioni i ulët, që kontribuon për rritjen ekonomike.
Nivel i borxhit publik dhe shtetëror, ashtu siç citon Agjencia është mesatar.
Me rreth 2,4 miliardë dollarë niveli i rezervave devizore është i lartë, dhe është fuqishëm i përkrahur për mbajtjen e kursit devizor fiskal.
Sektori bankar është stabil, mirë i kapitalizuar dhe i siguruar me depozita vendore.
Rregullorja e Maqedonisë dhe korniza e vendosur supervizore mundëson ballafaqim me rrezikun likuidues lidhur me tërheqjet potenciale të bankave amë, citohet në raport
