Botë

Pakistan: Policia i vrau tetë militantë

17.10.2015 19:27

Policia e Pakistanit thotë se në qytetin jugor, Karaçi, sot i ka vrarë së paku 8 militantë, të cilët ishin të kërkuar për kryerjen e vrasjeve të qëllimshme dhe për sulme kundër zyrtarëve policorë...

Policia tha se kishte depërtuar me dhunë në një shëtpi në një lagje të varfër të Karaçit.
 
Zyrtari i lartë policor pakistanez, Rao Anwar, tha se dy policë janë plagosur gjatë këmmbimit të të shtënave me rastin e ndërhyrjes së policisë.
 
Autoritetet thanë se gjatë bastisjes në këtë shtëpi është konfiskuar armatim, garanata dore dhe eksploziv./evropaelire