Maqedoni

Komunikacioni vijon nëpër rrugë të lagështa

18.10.2015 12:13

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa...

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut rruga lokale nga fshati Ropalcë drejt fshatit Nikushtak është në ndërprerje.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar, ndërsaë vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./mia