Botë

Është zbuluar laborator për kanabis në Durrës, janë sekuestruar 700 kilogramë drogë

18.10.2015 12:35

Policia e Durrësit ka zbuluar një laborator të përpunimit dhe paketimit të kanabisit...

Në kuadër të operacionit të koduar "Koordinata" efektivët kundër narkotikëve të policisë së Durrësit kanë sekuestruar një sasi prej 700 kg kanabis sativa, transmeton To-Channel.
 
Laboratori është zbuluar në zonën e ish-Kënetës, ndërsa janë arrestuar në flagrancë shtatë persona.
 
Sipas policisë të arrestuarit janë të moshës prej 25 vjeç deri në 61, ka edhe tre biznesmenë.
 
Këta persona akuzohen se në bashkëpunim e me njëri-tjetrin kultivonin dhe trafikonin lëndën narkotike. Paraprakisht dyshohet se droga e kapur kishte si destinacion tregjet europiane.
 
Policia thotë se po vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike./mia