Botë
Zgjedhje parlamentare në Egjipt
18.10.2015 12:46
Egjiptianët sot votojnë për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të zgjidhet shumica e cila fuqishëm do ta përkrahë shefin e shtetit Abdel Fatah al Sisi...

Zgjedhjet parlamentare kohë të gjatë të anuluara do të mbahen në dy faza, në periudhën prej mbrëmë, 17 tetor, kur filluan të votojnë egjiptianët në vendet e huaja, dhe më 2 dhjetor.
Në fazën e parë, e cila mbahet sot dhe nesër, të drejtë vote kanë më shumë se 27 milionë qytetarë në 14 prej gjithsej 27 provincave egjiptiane.
Analistët konsiderojnë se shumica prej rreth 5.000 kandidatëve e përkrahin Sisin dhe pritet ato të fitojnë shumicë të rëndësishme në përbërjen e re të Parlamentit 596 anëtarësh.
