Kulturë
Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, shfaqja “Kuzhina” zgjoi kërshërinë e publikut
18.10.2015 14:18
Pas shfaqes së Kumanovës që u ndoq me mjaft kurreshtje nga publiku artëdashës dibran, emocion mbresës Festivalit të 14 garues...

Pas shfaqes së Kumanovës që u ndoq me mjaft kurreshtje nga publiku artëdashës dibran, emocion mbresës Festivalit të 14 garues “Teatri Shqiptar në Maqedoni” në natën e dytë i solli teatri nga Tetova, me shfaqen “Kuzhinat” të Alan Ayckbourn, në regji të realizuar nga Ilir Bokshi.
Komedia “Kuzhinat” ngjarje e zhvilluar tek tre çifte familjare të shtresave të ndryshme regjisori dhe aktorët me mjeshtëri të rrallë ashtu siç dijnë artistët profesionistë, arritën që në festën e kërshëndellave të prezentojnë denjësisht çthurjen gjegjësisht degjenerimin e shoqërisë.
Vënja në thumb e moralit dhe kopracërisë, te publiku dhanë mesazh dhe apel të qartë në shpëtimin e njeriut, nga degjenerimi dhe interesi material.
Shfaqe kjo e cilësuar si tekst me bukuri dhe shije estetike, është një trokitje e fortë që përhapet sot edhe në shoqërinë tonë.
Interpretimi virtuoz e mjaft interesant i Shfaqjes “Kuzhina” nëpërmjet gjuhës skenike dhe mizanskenës arriti të familjarizohet dhe mishërohet me publikun.
Sonte në natën e tretë shkallëve të podiumit do të ngjitet trupa e përbashkët teatrore nga Tirana e Prishtina me pjesën “Audienca të autorit Vajsllav Havell me regji të realizuar nga Afrim Kasapolli.
ATLI DEMA
