Gjermani: Sulm “racial” ndaj politikanes në Këln
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e shokuar për therrjen me thikë të një kandidateje për zyrën e prefektit në Këln....

Këtë sulm, që ndodhi dje, autoritetet gjermane e kanë përshkruar si “racist dhe politik” i lidhur me krizën e migrantëve në Evropë. Henriette Rejker, kandidate udhëheqëse për zgjedhjet e sotme lokale në Këln, ka pësuar plagë serioze në qafë, pas një sulmi, derisa ajo shpërndante materiale në një pikë informuese në qytet.
E plagosura Reker është kandidate e pavarur e afërt me demokristianët e kancelares, Angela Merkel, e cila ishte përgjegjëse për menaxhimin e krizës së migrantëve në këtë qytet.
Oficeri i policisë, Norbert Wagner, tha se personi 44 vjeçar, i papunë, që është arrestuar lidhur me akuzat se e ka kryer sulmin, u tha autoriteteve se ka pasur “motivim racist për kryerjen e këtij akti”.
Katër persona të tjerë ishin plagosur gjatë këtij sulmi, ndërsa një person është në gjendje serioze shëndetësore.
