Botë
Aeroplanët ushtarak rus për një ditë kanë kryer 60 sulme ndaj 51 objekteve të SHI
18.10.2015 15:08
Aeroplanët e aviacionit ushtarak rus në Siri në 24 orëshin e fundit kanë kryer sulme ndaj objekteve infrastrukturore të Shtetit Islamik (SHI)...

Aeroplanët e aviacionit ushtarak rus në Siri në 24 orëshin e fundit kanë kryer sulme ndaj objekteve infrastrukturore të Shtetit Islamik (SHI), deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral majori Igor Konashenkov.
Bombarduesit rusë kanë kryer 39 fluturime, duke shkaktuar 60 goditje ndaj 51 objekteve në provincat Hama, Latakija, Damask dhe Alepo.
Konashenkov pohoi se janë shkatërruar katër pika komanduese, gjashtë depo për armë dhe municion, bateri minahedhëse, dy bunkerë nëntokësor, 32 kampe mobile dhe gjashtë pika logjistike të xhihadistëve./mia
