BDI PROMOVON SHTABIN ZGJEDHOR
Bekim Neziri emërohet kryetar i shtabit qëndror zgjedhor
18.10.2015 16:07
BDI promovoi shtabin qëndror zgjedhor dhe shtabet komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2016-ës...

Për kryetar të shtabit qëndror zgjedhor emëroi ministrin e ekonomisë Bekim Neziri. U zgjodhën edhe kryetarët e 32 shtabeve komunale.
Në mesin e tyre kryetar i shtabit komunal të Çairit u zgjodh Besim Koka, me shtabin e Tetovës do të udhëheqë Xhevat Ademi, në Gostivar kryetari i komunës Nevzat Bejta, Musli Musliu do të jetë shef i shtabit zgjedhor në Kërçovë, kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata do të drejtojë shtabin në këtë qytet, Vahit Ajro në Strugë ndërsa shef i shtabit komunal të Likovës u zgjodh Xhemail Ademi.
Kryetari I shtabit qëndror, Bekim Neziri tha se BDI ka kapacitete për arritjen e interesave strategjike të qytetarëve.
“Çdo anëtarë I BDI-së do të ketë përgjegjësitë dhe detyrat e veta, dhe do të jepë kontributin e tij të plotë në fushatë. Çdo funksionar dhe aktivist I BDI-së, është hallkë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme e sisitemit organizativ të partisë. Të gjitha përpjkejve të jashtme për të na dobësuar në organizim, ne do t’I përgjigjemi me mobilizim të përgjithshëm dhë më masiv të anëtarësisë sonë. Secili shtab lokal, kryesuar nga shtabi qendror zgjedhor, prej sot do të punojë me elan të plotë”, shprehet kryetar i shtabit qendor zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
Në teren BDI do të shtrihet me 15 mijë aktivistë. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme pasiqë mund të ndryshojnë të ardhmen e vendit.
“Në këtë periudhë Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të vështirë të historisë së saj bashkëkohore. Në këtë krizë duhet ta shohim edhe si mundësi për të ardhmen. Kjo situatë mund të shërbejë si një moment kthese për këtë shtet duke përmirësuar konjukturën e brendshme politike të këtij vendi në mënyrë që të zh’bllokohen proceset e rënbdësishme të integrimit euroatlantik të Maqedonisë”, kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
Krahas shtabeve zgjedhore u formuan edhe nëntë departamente me të cilat do të udhëheqin fytyra të reja për opinionin. Për BDI-në kjo paraqet ripërtrirje të strukturave të saja me kuadro të reja, krahas figurave të vjetra.
MERAL ISMAILI
