Botë

Ura që ndau në dysh qytetin e Mitrovicës, pas 16 vite filloi largimi i pengesave mbi lumin Ibër

18.10.2015 16:25

Ka filluar largimi I pengesave mbi lumin Ibër,gjithqka normale pas 16 vitesh,Urë kjo që ndau qytetin e Mitrovicës...

Me lirimin e urës që është një garanci që po zbatohet një nga pikat e marëveshjes së arritur në bruksel. Kryeministëri I Kosovës Isa Mustafa ka thënë se është një premtim i cili është bërë, është një marrëveshje e cila do i jap efektet dhe rezultatet e veta dhe se kjo është  një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve  të dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës.
 
"Është hap shum I rëndësishëm drejt integrimit ose I lidhjes së pjesësë veriore, I pjesës jugore të mitrovicës,është një premtim I vili është bërë ,është një marëveshje e cila I jep efektektet dhe reziltatet e veta dhe uneë mendoj se me këtë do ta kalojmë problemin e  ndarjes së veriut të vendit dhe jugut", shprehet kryeministëri i Kosovës, Isa Mustafa .
 
Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri tha se falenderoj Bashkimin Evropian,SHBAtë,të cilat garantuan se kjo do të ndodh.
 
"Falenderoj bashkimin evropian,shbatë,të cilat garantuan se kjo do të ndodh dhe gjith qeverin e kosovës,pamvarsisht se cilës edhe zotin rakiqw qe ka ndihmu këtë proces për të kaluar në mënyr më të mir të mundëshme,i falenderoj gjith qytetarët e mitrovicës  duke filluar nga fëmijët me të vegjël deri te ata 100 vjeq,kjo është një pun e mir që u ba kjo është dhe merit e gjith qytetarëve të mitrovicës gjith bashkësisë evropiane dhe gjith qeverisë së kosovës", shprehet kryetari Mitrovicës, Agim Bahtiri.
 
Policia e Kosovës dhe pjesëtarë të njësisë speciale të këtij organi si dhe shumë ndërkombëtarë, kanë dalë në terren për të vëzhguar nisjen e punës për largimin e “Parkut të Paqes.
 
Riparimi i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe largimi i ‘parkut të paqes’ është plan i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2016 ku dhe atëher pritet të bëhet edhe lëvizja e lire e qytetarëve të këtij qyteti.
 
GYLTENE SINANI