Maqedoni
Një banor i Gostivar lufton me jetën pas rrëzimit nga kati i dytë
18.10.2015 16:46
Pesëdhjetë e dy vjeçari banor i Gostivarit është lënduar rëndë pas rënies nga banesa në të cilën ka jetuar në afërsi të Banjicës së Poshtme...

Ai dje rreth orës 15 është dërguar në spitalin e Gostivarit me lëndime të trupit, prej ku për shkak të gjendjes së përkeqësuar është dërguar në klinikat e Shkupit.
Siaps SPB-së Tetovë, ekipi për kontroll dhe prokurori publik kanë dalë në vendin ku C.N. ka rënë.
Për arsye ende të pakonfirmuara ai ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës në të cilën ka jetuar në afërsi të Banjicës së Poshtme.
Në momentin e rënies, ai ka qenë vetëm në shtëpi dhe po hetohet se si ka ndodhur fatkeqësia.
Sipas informatave të fundit, burri fatkeq është në gjendje kritike./mia
