Futboll

Shorti i playoff vë përballë Suedi-Danimarkë

18.10.2015 17:18

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i play-offit që do të përcaktojë dhe 4 vendet e fundit që do të shkojnë në Europianin e Francës verën e ardhshme...

Nëse shqiptarët pyesin se cfarë do të kishte ndodhur nëse skuadra e De Biasit nuk do të ishte kualifikuar e dyta në Grupin I duke provuar shanset në play off, atëherë në këtë rast hipotetik rivalë do të kishim Suedine e Zllatan Ibrahimovic, që u shortua me Danimarkën e cila përfundoi pas Shqipërisë në grup.
 
Derbi skandinav mes Suedisë dhe Danimarkës mbetet edhe një ndër ndeshjet më intriguese të play offit. Suedia është përballur me Danimarkën plot 104 herë, Suedia ka fituar 45 ndeshje dhe Danimarka 40, ndërkohë që Suedia është e vetmja skuadër që ka mposhtur Danimarkën në finalet e saj të lavdishme në Euro 1992. Në përballjet e tjera, Ukrainë -Slloveni.
 
Ukraina nuk e njeh fitoren ndaj Sllovenisë në 4 ndeshje që kanë zhvilluar së bashku, ku ka rregjistruar dy humbje dhe dy barazime, ndërsa ka provuar edhe shijen e hidhur të eliminimit nga Sllovenia në play offin për një vend në Europianin e vitit 2000.
 
Përballje interesante dhe ajo mes Bosnje Hercegovinës dhe Irlandës më të dyja skuadrat që janë përballur më parë vetëm një herë në miqësoren e vitit 2012 në Dublin të fituar 1-0 nga irlandezët.
 
Në sfidën tjetër diskutojnë një vend në europian Norvegjia me Hungarinë, të dyja skuadrat janë takuar plot 16 herë më parë, por Hungaria nuk e njeh fitoren prej plot 9 takimesh me nordikët, që nga suksesi 4-1 në Budapest në vitin 1981. ja dhe tablo e plotë me përballjet e Play offit.
 
Ndeshjet e para do të luhen mes 12 dhe 14 nëntorit ndërsa ato të kthimit në nga 15 deri në 17 nëntor e do të përcaktojnë dhe 4 biletat e fundit që do të plotësojnë grupin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Francë 2016.
 
Shorti që do t’i ndajë në 6 grupe me nga 4 skuadra është programuar për 12 dhjetorin e ardhshëm në Paris.