Futboll

Derbi i Shkupit për Vardarin

18.10.2015 17:27

Derbi I shumëpritur I Shkupit, mes rivalëve të mëdhenj, Shkupit dhe Vardarit, që u kthye në stadiumin e Çairit pas një periudhe gjashtëvjeçare, I takoi skuadrës mysafire...

Në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët vendas, “Shvercerat” dhe mbi 5.000 shikues në tribunën e vetme të stadiumit, mysafirët dëshmuan se kanë përvojë më të madhe nga takime të këtilla, në fund duke iu gëzuar trepikëshit me tre gola të shënuar, 0-3. 
 
Gjithçka ndodhi shumë shpejtë në fillim të ndeshjes, me ç`rast pas vetëm 35 minuta lojë, mysafirët veq më e panë vetën në avantazh prej 2-0.
 
Fillimisht, ishte Filip Ivanovski në minutën e nëntë, ai që goditi bukur me kokë në shtyllën e parë, duke e dërguar topin në rrjetën e Suat Zendelit, pas krosimit të Felipes nga rivënja.
 
Ndërmjet dy golave të kundërshtarit, Shkupi kishte mundësitë më të mira të sfidës. Në minutën e 21-të, Ersen Asani nuk arriti të gjuaj nga një pozitë ideale, pas krosimit të Bujamin Asanit.
 
Një rast tjetër I mirë për nikoqirin ishte vetëm dy minuta më vonë, kur Muharem Bajrami, nga një distancë mbi 35 metërshe, goditi shtyllën e Tome Paçovskit.
 
Në minutën e 35-të, veq më ishte 2-0 për Vardarin, pasi Dejan Bllazhevski, nga një kundërzbritje dhe depërtimi individual, mposhti për herë të dytë portierin vendas.
 
Pas kësaj, Vardari ia doli të neutralizoj lojën, duke mos I lejuar Shkupit hapësira për të rrezikuar portën e portierit të tyre. Në pjesën e dytë, për dallim nga e para, munguan rastet e bukura, ndërsa goli për fitore prej 3-0 të Vardarit, erdhi në minutën e 90-të, përmes rezervistit Stefan Spirovski.
 
Në fund, “kuqezinjët” festuan trepikëshin e ri, pas të cilit u kthyen në krye të rënditjes tabelare, ndërsa Shkupi, mbetet të shpresoj në paraqitje më të mira nga java e ardhshme.
 
Për fund, do shtuar se atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, ndërsa “Shvercerët”, që dhanë përkrahje maksimale gjatë të gjithë 90 minutave, edhe përkundër faktit se skuadra e tyre humbi nga rivali jetik, nuk shkaktuan as edhe një incident më të vogël, për çka meritojnë notën më të lartë të mundshme. / Mustafa Ademi
 
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e 10-të
 
Shkupi – Vardari 0:3
Mlladost C.D. – Shkëndija 1:1
Renova – Horizont T. 5:2
Sileksi – Metalurgu 3:1
Rabotniçki – Bregallnica 0:0
 
Renditja:
 
1. Vardari 26
2. Shkëndija 25
3. Sileksi 16
4. Mlladost C.D. 13 (-1)
5. Rabotniçki 11 (-1)
6. Bregallnica 11
7. Shkupi 11
8. Renova 9
9. Horizont T. 9
10. Metalurgu 5