GRUPI PUNUES
Finalizohet kodi zgjedhor, të hënën kalon në kuvend
18.10.2015 17:41
Pas 15 orësh bisedime, grupi punues finalizon kodin zgjedhor. Palët e përfshira në bisedime meren vesh për zgjedhjen dhe votimin e anëtarëve të KSHZ-së...

Pas 15 orësh bisedime, grupi punues finalizon kodin zgjedhor. Palët e përfshira në bisedime meren vesh për zgjedhjen dhe votimin e anëtarëve të KSHZ-së, mënyrën e votimit të diasporës dhe pastrimin e listave zgjedhore.
KSHZ do të përbëhet nga tre anëtarë të pushtetit, tre të opoitës dhe tre ekspertë të cilat do ti zgjedhë kuvendi. Vendimet do të meren me shumicë apsolute.
Diaspora do të votojë në një njësi zgjedhore, sipas modelit proporcional, ndërsa do të zgjedhen tre deputetë. Për marrjen e mandatit një deputet I diasporës do të duhet të grumbullojë minimum 6 mijë e 400 vota.
Pastrami I listave zgjedhore do të bëhet në mënyrë të kombinuar, në teren dhe nga informacionet e institucioneve. Pritet që ligji nesër të hyjë në procedurë parlamentare.
Aktivitet e grupit punues dhe zbatimi I marrëveshjes politike u komentua edhe nga presidenti Gjorge Ivanov. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet.
“Shpresoj se gjithçka do të shkojë ashtu siç është parashikuar dhe vizita e nesërme e komisarit Han do të jetë vetëm vërtetim I asaj se ne qëndrojmë pas asaj që jemi marrë vesh. Afatet po rrjedhin dhe marrëveshja do të duhet të përmbushet”, shprehet presidenti Gjorgje Ivanov.
Komisari për zgjerim të BE-së Johanes Hahn, nesër, për herë të katërtët vjen në Shkup nga nënshkrimi i marrëveshjes politike. Ai nga afër do të shohë zgjidhjen e një prej temave më të nxehta: formimin e qeverisë teknike.
Do të ndeshet me një prokurori të përçarë, status kuo të mediave ndëkaq s’do ta gjejë të formuar komision anketues që duhet te meret me “bombat”.
MERAL ISMAILI
