Botë

Katër ushtarë dhe mbi 20 kryengritës humbën jetën në përleshjet e ashpra në Turqi

18.10.2015 18:15

Katër ushtarë turq dhe mbi 20 kryengritës kurdë janë vrarë në përleshje intensive në pjesën juglindore të Turqisë, kumtuan forcat e sigurisë...

Përleshjet,  të cilat zgjasin disa ditë në rajonin malor Daglexha në qarkun Hakari, në afërsi të kufirit me Irakun, janë shumë të ashpra.
 
Në to marrin pjesë edhe helikopterë, edhe krahas armëpushimit njëpalësh të shpallur nga Partia Punëtore Kurde (PPK) para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 1 nëntor në Turqi.
 
Nga fundi i korrikut PPK e  ripërtëriu fushatën  e saj për sulmet kundër forcave turke të sigurisë, duke vrarë mbi 150 policë dhe ushtarë. Armata turke nga ana e saj i përforcoi operacionet e saj kundër kryengritësve në territorin turk dhe në pjesën veriore të Irakut, ku PPK i ka bazat e saj./mia