Seanca të pesë komisioneve kuvendore

19.10.2015 10:01

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, për arsim, shkencës dhe sport, për financim dhe buxhet, për mbikëqyrje ndaj punës së DSK-s dhe Agjencisë për zbulim dhe Komisioni ligjdhënës juridik...

Në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike është Shqyrtimi i raportit të Komisionit ligjdhënës-juridik për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të debatojnë për Vendimin statutor për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (faza e parë).

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për kryerje të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim do t'i shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për zbulim në vitin 2014, raportin për punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim në vitin 2014 dhe Programin për punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim për vitin 2015.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik janë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kadastër të patundshmërive, për vlerësim, për ndërmjetësim, për ekspertizë, për Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, për siguri dhe shëndet gjatë punës, për sigurim të obligueshëm kapital të financuar pensional, për mbrojtje të fëmijëve, për mbrojtje të fëmijëve, për mbrojtje sociale dhe vendim statusor për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (faza e parë). (mia.mk)