Komisari, Johanes Han, në Maqedoni takohet me liderët politikë
Komisioneri për zgjerim, Johanes Han, po qëndron në Shkup...

Ai në takimet e sotme me liderët e katër partive politike në vend, ashtu edhe siç u kumtua nga Brukseli, do të bëjë përpjekje për të parandaluar komplikimet e radhës të cilat mund të burojnë gjatë realizimit të Marrëveshjes së Përzhinës, dokument ky i cili lindi si rezultat i tejkalimit të krizës politike në vend.
Gjatë takimeve pritet gjithashtu të bëhet fjalë edhe për problemet të cilat u paraqitën në kohën e emërimit të ekipit të prokurores speciale, si dhe garancinë me të cilën do të dëshmohet për punë të pavarur dhe pa presione të prokurores gjatë punës së saj në të ardhmen.
Komisari i lartë për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, siç merret vesh, do të insistojë edhe për respektimin e afateve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe emërimet e ministrave të rinj dhe zëvendësministrave në Qeveri.
