Fillon Java e 15-të e gjuhës italiane në botë

19.10.2015 09:55

Java e gjuhës italiane në botë do të hapet sonte në BE Info qendrën në Shkup...

Sivjet edicioni i 15-të i Javës së gjuhës italiane në botë i përkushtohet poetit italian Dante Aligieri, në nder të 750-vjetorit të lindjes së tij. Me këtë rast, do të ketë fjalim sekretari i përgjithshëm i Institutit "Dante Aligieri" nga Roma, Alesandro Mazi.

Javën e gjuhës italiane në botë do ta hapë ambasadori i Italisë në Maqedoni Ernesto Beleli, me ç'rast do të pasojë ekspozitë e përgatitur nga studentët e Akademisë për arte figurative në Shkup.

Në kuadër të Javës së gjuhës italiane në botë, e cila do të përfundojë  më 30 tetor, do të ketë projeksione të filmave, ligjëratave në Katedrën për gjuhë italiane pranë Univeristetit "Shën Cirili dhe Metodi"-Shkup, trajnim për profesorë të gjuhës italiane nga ane dy profesorëve nga Universitetit i njohur "Ca Foscari" nga Venecia. (mia.mk)