E mbyllur për qarkullim rruga Gradsko-Negotinë

19.10.2015 10:08

Komunikacioni në autostradën A te rruga nga Gradsko deri në Negotinë, sot është në ndërprerje për shkak të incizimit të filmit francez "A fond". Rruga do të jetë e mbyllur prej sonte në orën 18:00, informon "Manifaktura produkcija"...

Nesër incizimi do të zhvillohet në rrugën nga "Motel Maqedonia" deri në Gradsko nga ora 5:00 deri në orën 18:00 dhe komunikacioni do të orientohet nga rruga e vjetër e cila është e shënuar me sinjalizim të duhur.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, ende është në ndërprerje rruga lokale nga fshati Ropalcë drejt fshatit Nikushtak.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. (mia.mk)