Të paktën 14 të vdekur gjatë përmbytjes së anijes afër Odesës
Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën gjatë përmbytjes së një anijeje të vogël në ujërat e Detit të Zi në afërsi të qytetit ukrainas Odesa...

Siç kumtoi guvernatori i Odesës, Mihail Saakashvili në anije ka pasur "jo më shumë se 37 persona".
Saakashvili theksoi se anija e stërngarkuar, është larguar nga porti dhe me këtë i ka shkelur rregullat, për shkak se ekuipazhi nuk ka pasur leje që ta shfrytëzojë portin.
Siç njofton TASS, guvernatori shtoi se për këtë e kanë ditur përfaqësuesit e shërbimit ukrainas për sigurim kufitar.
"Në anije ka pasur 37 persona, që është absolutisht e palejueshme. Për këtë nuk kanë qenë të njoftuara shërbimet shtetërore. Midis shërbimeve nuk ka kurrfarë koordinimi", tha Saakashvili.
Ai theksoi se informatat joprecize për numrin e të vdekurve është meritë e mungesës së listës së udhëtarëve.
Udhëheqësi i komisionit qeveritar për hetim të aksidentit, zëvendëskrsyeministri ukrainas Genadij Zubko deklaroi se teknikisht në anije nuk ka guxuar të ketë më shumë se 12 persona.
Kapiteni i anijes është arrestuar. (mia.mk)
