Të paktën 14 të vdekur gjatë goditjes së tajfunit Kopu në Filipine
19.10.2015 10:15
Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy rezultojnë si të zhdukur gjatë goditjes së tajfunit Kopu në Filipine....

Siç njofton DPA, shtatë persona e kanë humbur jetën kur një anije e vogël është përmbysur gjatë vrullit të dallgëve të mëdha.
Fatkeqësinë e kanë mbijetuar 32 udhëtarë të anijes, ndërsa edhe dy rezultojnë si të zhdukur dhe për ta po gjurmojnë ekipet e shpëtimit.
Viktimat e tjera e kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve, rrëshqitjes së dheut, goditjeve të energjisë ose pasi që janë goditur nga drunj të çrrënjosur, degë ose gjësende tjera. (mia.mk)
