Ish-gazetarja e BBC gjendet e varur në tualetin e aeroportit
Për vite me radhë ajo ishte gazetare e njohur në rrjetin televiziv BBC, por fundi për të nuk ka qenë aspak i pritur...

Ish- gazetarja Jacky Sutton e cila ka shërbyer gjatë edhe si reportere në luftë, është gjetur e varur në tualetin e një aeroporti turk ditën e shtunë.
Mungesa e saj u vu re teksa miqtë dhe kolegët e saj e prisnin të niseshin për në Irak. 50vjeçarja u gjet e varur në tualetin e një dhome fjetjeje të vogël.
Miqtë e saj mohuan mundësinë e vetëvrasjes, duke thënë se nuk kishte arsye për njëveprim të tillë.
Jacky ishte nisur nga Londra në aeroportin Ataturk të Stambollit, por mësohet se ka thënë se nuk mund ta përfundonte udhëtimin për në Erbil, Irak, pasi nuk kishte para për të paguar biletën.
Më pas ajo u shfaq në gjendje të stresuar kur iu tha nga stafi i kompanisë ajrore se ajo do të duhej të blinte një biletë të re dhe u gjet më vonë e pajetë, në tualet nga tre pasagjerë rusë. Vdekja e saj është e veshur me mister dhe autoritetet turke kanë nisur hetimet.
Sutton ka mbajtur poste të ndryshme gjatë viteve në organizatat humanitare dhe Kombet e Bashkuara, si dhe ka punuar si producentë për BBC.
Pas punës në BBC, ajo po merrej me studime pranë qendrës për studime arabe dhe islamike në Universitetin kombëtar të Australisë. Studimet e saj ishin përqendruar në mbështetjen ndërkombëtare për zhvillimin e femrave profesioniste në media mes viteve 2003 dhe 2013 në Irak dhe Afganistan.
