Gjermani, e therura me thikë fiton zgjedhjet lokale
19.10.2015 12:04
Një kandidate për kryetare të Komunës në qytetin Koln, e cila në Gjermani ishte therur me thikë për idetë e saj për emigrantët, ka fituar në zgjedhjet lokale...

Henriette Reker, e cila ishte përgjegjëse për shërbimet për emigrantë në qytetin Koln, është therur nga një person ekstremist më 17 tetor.
Ajo është zgjedhur kryebashkiakja e parë femër, një ditë pasi u vendos në spital, pas incidentit. Ajo ka garuar si kandidate e pavarur dhe ka fituar 52.6% të votave në qytetin Koln, i cili është qyteti i katërt për nga madhësia në Gjermani.
