Tragjedia me emigrantët, sërish viktima në detin Egje
19.10.2015 12:08
Në brigjet e ishullit Kastellorizo, një anije amerikane i është përgjigjur thirrjes për ndihmë të një gomoneje të nisur nga Turqia, 5 persona u gjetën të mbytur, ndër të cilët 3 fëmijë, e u shpëtuan 11 të tjerë...

Edhe pse gjatë muajve të fundit rruga kryesore e emigrantëve, sidomos sirianë, për të mbërritur në Evropë është rruga e Ballkanit, për mijëra e mijëra prej tyre me prejardhje nga Afrika, e vetmja udhë shpëtimi nga lufta e uria mbeten brigjet libiane, aty organizatat e trafikantëve bëjnë biznes me jetët e njerëzve.
