Maqedoni
Derivatet shtrejtohen për gjysmë denari
19.10.2015 14:38
Për gjysmë denar do të rritet çmimi i benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëritë prej sonte në mesnatë, vendosi kështu në seancën e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 63 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 65 denarë.
Çmimi i ri i Eurodiselit (D-E V) do të kushtojë 50,50 denarë për një litër, ndërsa për ekstra vajin e lehtë për amvisëri 39 denarë.
Rritje prej 1.795 denarë ka te çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 HC dhe për një kilogram do të paguhet 21,883 denarë.
Çmimi i shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare është rritur për 2,06 për qind.
Komisioni Rregullator për Energjetikë e solli vendin për çmimin e derivateve në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit, si dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin./mia
