Maqedoni

Prokuroria Speciale, prokurorët e Janevës nuk dhanë betimin solemn; Anevski shpreh gatishmëri për rishqyrtim

19.10.2015 16:31

Shtatë prokurorët publik, ndihmës të Katica Janevës, nuk u paraqitën në seancën e Këshillit të Prokurorëve për të dhënë betimin solemn...

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, tha se në mëngjes ka arritur letër nga Ministria e Drejtësisë e firmosur edhe nga katër partitë më të mëdha politike, ku kërkohet që Këshilli t`i zgjedhë edhe shtatë prokurorët e tjerë.
 
Anevski tha se nëse edhe Janeva do të dorëzojë kërkesë deri te Këshilli, do të shqyrtohet kjo çështje. 
 
“Ne vlerësojmë se letra duhet t'i drejtohet prokurorit publik, e dorëzuam në veprim që ajo të dorëzojë shkresë dhe më pas ne të veprojmë. Nëse dorëzon shkresë do të shqyrtojmë kërkesat e saj”- deklaroi kryetari i Këshillit, Petar Anevski.
 
Anevski ripërsëriti qëndrimin se tani për tani 7 prokurorët do t’i mjaftojnë Janeves dhe se prokurorët publik në të gjithë vendin janë para kolapsit për shkak të vëllimit të madh të punës dhe numrit të vogël të stafit.
 
Ai thotë se nuk do t’u nënshtrohen presioneve politike, ndërsa letrën e nënshkruar nga katër partitë politike nuk e llogarisin si presion politik. 
 
SANIJE KASAMI