Maqedoni

Dibër, nata e katërt e festivalit teatror

19.10.2015 17:07

Në natën e tretë të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, para publikut dibran u paraqit pjesa “Audienca e Vaslav Havel”...

Në natën e tretë të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, para publikut dibran u paraqit pjesa “Audienca e Vaslav Havel”, me regji të realizuar nga Afrim Kasapolli, ku shkëlqyen aktorët e teatrove profesionist nga Prishtina e Tirana, Afrim Kasapolli dhe Alfred Trebicka. 
 
“Autori Vaslav Havel në këtë pjesë paraqet edhe momente autobiografike, ku ngjarja zhvillohet ne një burg dhe drejtori i burgut është një njeri i frustruar dhe në të njëjtën kohë është kureshtar dhe i kompleksuar nga jeta e intelektualëve të persekutuar”- shprehet kritiku i dramaturgjisë, prof. dr. Nebi Islami.
 
Në natën e katërt me pjesën “Emigrantët” të autorit Slavomir Mrozhek do të paraqitet trupa teatrore nga Presheva, me regji të realizuar nga Afeida Boriçi.
 
ATLI DEMA