Maqedoni
Ahmeti u takon ambasadorin Bejli, temë e takimit zhvillimet e fundit në vend
19.10.2015 17:17
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli...

Temë e këtij takimi ka qenë ngërçi politik në Maqedoni. Ahmeti me këtë rast ka theksuar se BDI mbështet marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe zbatimin e tyre të përpiktë.
“Ahmeti gjithashtu ka shprehur bindjen që Këshilli i Prokurorëve sa më parë do të tejkalojë pengesat në drejtim të vendosjes së zyrës së Prokurores Speciale dhe do ta mundësojë punën e papenguar të këtij institucioni. Gjithashtu, Ahmeti bëri thirrje që liderët t’i respektojnë edhe zotimet e tjera që rrjedhin nga marrëveshjet për dalje nga kriza, që do të mundësojnë zgjedhje fer dhe demokratike”- thuhet në njoftimin e BDI-së.
